Hotel Akademia Kishe Koder e kullota Aktivitete Qender informimi per turistet Bujesi e Agroturizem
Akomodimi ne hotele, shtepi pritje dhe restorante te shumta.
Vizita te monumenteve te trashegimise dhe kultures si kisha, ura, cezme.
Natyre terheqese, shetitje, maja, pyje, kullota, kampingje.
Aktivitete te ndryshme kulturore te organizuara cdo vit.
Qendra informimi per turistet dhe harta te pikave turistike.
Bujqesi dhe agroturizem te zhvilluar.

Voskopoja.

Komuna Voskopoje ndodhet rreth 20 km ne periendim te Qytetit te Korces dhe shtrihet ne pllajen mes Gores dhe Oparit, me lartesi mesatare 1260 m lartesi mbi det. Ka nje siperfaqe te pergjitheshme prej 64 km2. Ka pese fshatra si: Voskopoja (qendra e komunes), Gjonomadhi, Lavdari, Shipska dhe Krushova, me largesi mesatare 5-7 km nga qendra. Ka 750 familje dhe rreth 2745 banore.

Turizmi.

Turizmi eshte nje aktivitet kryesor qe ka filluar te aplikohet pas viteve 2000, por qe ka marre nje zhvillim te vrullshem pas vitit 2007. Sot ka 50 familje qe merren me turizem dhe ka nje rrjet hotelesh, shtepi te turizmit familjar, kafe e restorante, njesi sherbimi per turistet qe se bashku perbejne nje kapacitet prites per turistet. Eshte ngritur infrastuktura e orinetimit dhe informimit me sinalistike, harta, guida etj,. Ka nje fluks ne rritje te turisteve nga viti ne vit. Turistet vijne nga rajoni Korces, Shqiperise, Europes e me gjere.

Trashegimia.

Voskopoja ka nje trashgimni te pasur kulturore e monumentale. Kete e tregon prania e 7 kishave dhe manastiri te Shen Prodhomit. Ka pasur shtypeshkronje, akademi dhe shume figura te shquara ne vend dhe Europe. Voskopoja ka te trasheguar nje infrastrukture te njohur me rruge me kallreme, shtepi karakteristike me gure te gdhendur, ura, cezme etj. Siti i Voskopojes eshte i mbrojtur dhe eshte shpallur nga Qeveria zone historike dhe turistike. Vleresimi i trashegimise i kane dhene mundesi njohje dhe zhvillimit te ketij teritori.

Bujqesia.

Ka 6400 ha toke, 2500 ha jane toke bujqesore, ka livadhe dhe kullote, pyje, shumellojshmeri bimesh medicinale, kapacitete baze per zhvillimin e bujqesise dhe blegtorise. Bujqesia eshte burim kryesor i te ardhurave per 650 familje qe banojne ne teritorin e Voskopojes. Blegtoria ze peshen kryesore dhe mbareshtohen kryesisht delja, gjedhi dhe bleta. Te gjitha produkte bujqesore dhe blegtorale shquhen ne rajon dhe me gjere per cilesine e tyre dhe vecanerisht patatja, mjalti, mishi dhe bulmeti.

Kryetari i komunes
“...Sot kemi nje rigjallerim te Voskopojes, permiresim te infrastruktures urbane dhe turistike, vleresim te burimeve dhe sitit, organizimi inisiativave – krijimi shoqates Voskopoja, kthim te emigranteve, ngritja e bizneseve dhe ndertime te reja, kapacitete me te medha pritje turistike... ”
Lexo fjalimin e plote

Projekti i Delegacionit Europian

Gjate periudhes 2007-2012 Delegacioni Europian ka mbeshtetur nje projekt me titull “Per Zhvillimin e Integruar te Teritorit te Voskopojes”. Partneret e projektit jane FERT Paris, Komuna Voskopoje, ndersa ADAD ka zbatuar dhe administruar projektin ne Voskopoje. Ky projekt ka synuar vleresimin te burimeve te teritorit te Voskopojes per zhvillimit turizmit, te bujqesise, ruajtjen e vleresimi e trashegimise te sitit te Voskopojes. Jane kryer aksione per organizmin e komunitetit dhe zhvillimin ekonomik, me impakt per gjithe teritorin e Voskopojes, qe ka cuar ne krijimin e shoqates Voskopoja, rritjen e prodhimit bujqesor e artizanal, vleresimin e trashegimese, rritjen e numrit te turisteve ne Voskopoje dhe shtrirjen e demarshit ne komuna te tjera si Drenova e Vithkuqi te Rajonit Korce.

Ne kuader te projektit jane hartuar tre dokumenta kryesore per Voskopojen:

  • “Karta Teritoriale” per mbrojtjen dhe vleresimin e sitit e cila eshte nje model i pare qe perdoret ne Voskopoje dhe Shqiperi, e cila lejon nenshkrimin e shume aktorve qe jane te interesuar te perfshihen ne zhvillimin teritorial te Voskopojes.
  • Karta e mbrojtjes se mjedisit, qe sensibilizon dhe mobilizon komunitetin per mbrojtjen dhe mbatjen paster te mjedisit.
  • Nje dokument ndermjet komunes dhe Shoqates Voskopojare – (SHATM) qe regullon administrimin dhe funksionimin e Shtepise te Trashigimise dhe Zhvillimit Rural (Shtepia Voskopojare) si objekt publik qe i sherben komunitetit.

Kthehu Lart